Grup i strukturuar kriminal, SPAK kërkon procedim penal ndaj Erion Alibejt

Mos i humb

Prokuroria e Posaçme ka përcjellë sot në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për kalimin për gjykim të procedimit penal ndaj të pandehurit Erion Alibej (Andrea Dylgjeri), i akuzuar për grup të strukturuar kriminal me të proceduarit Xhulian Hoxha e Euglen Halili.

Përmes pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal, ai akuzohet se ka kryer krimet e “Vrasjes me paramendim” në dëm të viktimës Emiliano Ramazani, në 20 korrik 2020 në lagjen “28 nëntori”në Elbasan.

Po ashtu, ai akuzohet për “vrasje me paramendim” në dëm të viktimës Regis Runaj, në datë 29 korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, vepra penale të parashikuara nga Kodi Penal.

Ndërkohë ndaj personave nën hetim Albert Manhasa dhe Seit Manhasa është kërkuar pushimi i çështjes për shkak se nuk kanë kryer veprën penale për të cilën janë dyshuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit