Në dy vjetorin e krijimit të SPAK, ambasadori i BE, Luigi Soreca, tha se mbështetja e fortë ndaj këtij institucioni nga BE-SHBA do të vazhdojë për goditjen e krimit dhe korrupsionit në nivele të larta.
Më tej, ai deklaroi se në këto dy vite funksionimi të SPAK është e sigurt që frika nuk është më në anën e prokurorëve.
Por ka kaluar në anën e atyre që kanë filluar ta kuptojnë se nuk janë më të mbrojtur dhe do duhet të përballen me drejtësinë.