Rama ndan lajmin: Hiqet kontrolli fizik i makinës kur ndërron pronësia

Mos i humb

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për drejtuesit e automjeteve.

Rama njofton se DPSHTRR heq përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia.

Sipas Edi Ramës, në këtë mënyrë eliminohen 60 mijë kontrolle fizike të automjeteve në vit.

“Me këtë lajm të mirë e të shumëpritur për Drejtuesit e Automjeteve, puna vazhdon flet vetë ndërsa llafet e gojëve të shthurura dhe baltën e mendjeve të mbrapshta vijnë e ikin me erën.

Falë rimarrjes në administrim shtetëror këtë vit të Kontrollit Teknik dhe ndërveprimit të sistemeve informatike, të cilat me vite ishin dhënë me një koncesion alla nongrata, Certifikata e Kontrollit Teknik të DPSHTRR heq përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia.

Eliminohen 60 mijë kontrolle fizike të automjeteve në vit.

U kursehen qytetarëve 90,000,000 lekë dhe 30,000 orë pritje në vit”, shkruan Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit