Vdekja e elektriçistit në Memaliaj, arrestohet drejtuesi i punimeve i OSSHE

Mos i humb

MEMALIAJ– Arrestohet në flagrancë drejtuesi i punimeve të OSSH Memaliaj, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin A. Zh., 51 vjeç, banues në Memaliaj, me detyrë drejtues i punimeve të grupit të OSSH Memaliaj, pasi ditën e djeshme, gjatë riparimit të linjës elektrike në fshatin Çërrilë, Memaliaj, dyshohet se për shkak të moskryerjes së kontrollit dhe mungesës së monitorimit në punën e elektricistëve, janë dëmtuar dy elektricistë, shtetasit  A. H. dhe A. M. Ky i fundit ka ndërruar jetë pas disa orësh, në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit