Ka nisur shoqërimi i protestuesve që u përfshinë në episode të dhunshme sot në protestën para selisë së PD-së.
Policia e Shtetit ka shpërndarë protestuesit ndërsa ka përdorur gaz lotsjellës.
Tashmë i gjithë oborri i selisë së PD është i zbrazur. Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë ndodhen në ambientet e jashtme.
‘Ndërhyrja erdhi pas thirrjes së PD-së për të ndërhyrë.
Tashmë kanë mbetur dyer të thyera dhe shumica e objekteve janë të shkatërruar, Forcat RENEA kanë ndërhyrë po ashtu.
Shihet po ashtu se janë të armatosur.
Po ashtu ka edhe persona që po ndalohen, ka edhe të shoqëruar nga ana e policisë’.


