Protestuesit të cilët janë mbledhur sot para selisë së PD, kanë thyer derën dhe janë futur në brendësi të saj.
Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë shtyrë e më pas shqyer derën kryesore të godinës duke u futur në korridorin e selisë së Partisë Demokratike.
Aktualisht kreu i PD-së Lulzim Basha ndodhet në seli, ku po zhvillon një mbledhje me Kolegjin e PD-së.
Më herët protestuesit nuk lejuan Roland Bejkon që të futej në selinë blu. Ai u detyrua të largohet teksa nuk dihet nëse do të kthehet sërish.


