Protesta e banorëve të “5 Majit”, deputetët e Komisionit të Rithemelimit në mbështetje të tyre

Mos i humb

TIRANE– Banoret e “5 Majit” ne Tiranë, kane protestuar sot para Parlamentit kunder shembjes se baneses se tyre.

Ne kete proteste ata nuk jane lene vetem por prane tyre kanë shkuar edhe deputetët e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike.

Deputeti Flamur Noka, u shpreh se askush nuk i ka dëgjuar shqetësimet e banorëve.

“Këta banorë kanë pritur që të kishte një përgjigje, kanë priturt që dikush të kujtohet për hallet e tyre, që dikush t’i japë rrugë problemeve të tyre në bazë të ligjeve të këtij vendi, por deri tani kanë parë vetëm heshtje dhe shpërfillje kriminale.

Sot është shtuar numri i banorëve të Tiranës që hidhen në rrugë të madhe pa mëshirë që nga 2013 kur erdhi ky pushtet dhe deri më sot në çdo projekt që është paraqitur ka patur 2 shtylla; shtylla e parë korrupsioni dhe shtylla e dytë pashpirtësia e tyre ndaj banorëve të Tiranës që i kanë votuar”, u shpreh Flamur Noka.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit