Zjarr në një banesë në Shkodër, ndërron jetë i moshuari, e shoqja dërgohet në spital

Mos i humb

Një banesë në lagjen “Xhabie” në Shkodër është përfshirët nga flakët mesditën e sotme.

Bëjhet me dije se një i moshuar rreth 74-vjeç që ndodhej në banesë në momentin e rënies së flakëve ka ndërruar jetë.

Ai nuk ka mundur të lëvizë për shkak se ishte i paralizuar. Ndërkohë e shoqja është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore për shkak të afiksisë që ka pësuar.

 

Çifti i të moshuarve jetonin të vetëm ndërsa ende nuk bëhet i ditur shkaku që ka sjellë rënien e flakëve.

Abcnews.al sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku forcat zjarrfikëse kanë mbërritur tashmë dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit