TIRANE– Banoret e “5 Majit” ne Tiranë, kane protestuar sot para Parlamentit kunder shembjes se baneses se tyre.
Ne kete proteste ata nuk jane lene vetem por prane tyre kanë shkuar edhe deputetët e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike.
Deputeti Flamur Noka, u shpreh se askush nuk i ka dëgjuar shqetësimet e banorëve.
“Këta banorë kanë pritur që të kishte një përgjigje, kanë priturt që dikush të kujtohet për hallet e tyre, që dikush t’i japë rrugë problemeve të tyre në bazë të ligjeve të këtij vendi, por deri tani kanë parë vetëm heshtje dhe shpërfillje kriminale.
Sot është shtuar numri i banorëve të Tiranës që hidhen në rrugë të madhe pa mëshirë që nga 2013 kur erdhi ky pushtet dhe deri më sot në çdo projekt që është paraqitur ka patur 2 shtylla; shtylla e parë korrupsioni dhe shtylla e dytë pashpirtësia e tyre ndaj banorëve të Tiranës që i kanë votuar”, u shpreh Flamur Noka.


