Alban Skonja dhe Gentian Diva mbetën të plagosur gjatë një konflikti të ndodhur pas mesnatës në Mamurras.
Ata kanë qenë duke udhëtuar me makinë së bashku me A D në drejtim të Mamurrasit.
Konflikti ka nisur që në hyrje të Mamurrasit duke u zhvendosur në qendër ku ka ndodhur dhe plagosja.
K Ll pas konfliktit ka qëlluar drejt makinës së tyre duke lënë të plagosur A S dhe G D.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e A D dhe ka shpallur në kërkim K Ll si të dyshuarin kryesor për plagosje.
Më herët, G D ka qenë i arrestuar për vrasje dhe kishte 2 vite që kishte dalë nga burgu.
Ndërkohë vëllai i këtij të fundit, E D ndodhet në burg si i akuzuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës të ndodhur në prill të vitit 2020.


