I arrestuar për korrupsion, Apeli i Posaçëm refuzon rekursin e ish-prokurorit të Sarandës

Mos i humb

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka refuzuar rekursin e ish prokurorit të Sarandës, Sali Hasa.

Ish-prokurori Hasa i cili rezultoi se u përfshi në afera korruptive gjatë një hetimi të kryer për trafik narkotikësh akuzohet edhe për fshehje të pasurisë.

Sali Hasa dhe gjashtë të pandehurit e tjerë u ndaluan në qershor të vitit 2021, pas një hetimi njëvjeçar të filluar për trafilk narkotikësh – por që zbuloi veprimtari të tjera të paligjshme, përfshi dhe përfshirjen e prokurorit në afera korruptive.

Hasa është proceduar edhe për veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Disa muaj pas arrestimit, në shtator 2021, Hasa u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK që gjeti probleme të shumta në deklarimin e pasurive dhe mungesë burimesh financiare në vlera të mëdha për krijimin e tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit