Zgjedhjet e 6 marsit/ Kryemadhi thirrje qytetarëve: Votoni Premtim Kryemadhin, të largojmë retë e zeza nga Dibra

Mos i humb

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka marrë pjesë në takimin e zhvilluar me qytetarë dhe intelektualë të Dibrës. Gjithashtu pjesë e këtij takimi ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Gjatë fjalës së saj Kryemadhi bëri thirrje që qytetarët të bëhen bashkë dhe të votojnë kandidatin e ‘Shtëpisë së Lirisë’ Premtim Kryemadhi.

“Për Premtim Kryemadhin e kam detyrim familjar të kërkoj votën. E kam detyrim krahinor. Dua t’u bëj thirrje të gjithë dibranëve në Tiranë dhe Durrës, por edhe ata që janë emigrantë, të bëjnë thirrje për të votuar Premtim Kryemadhin. Por edhe të votojnë për Ardian Mukën sepse jemi kaq shumë dhe duhet të mblidhemi për të larguar retë e zeza mbi kokën tonë,” ka thënë Kryemadhi, ndërsa u shpreh se sot Dibra është e mbuluar nga retë e zeza, pasi vuan edhe shpopullimin që i ka ndodhur këtij qyteti për shkak të varfërisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit