Lushnje, Balla: Më shumë mbështetje për blegtorët përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural

Mos i humb

Drejtuesi politik i qarkut të Fierit Taulant Balla së bashku me kandidaten për kryetare bashkie Eriselda Sefa kanë qenë sot në Savër ku kanë parë nga afër një fermë blegtorale.

Përmes një postimin në rrjetin social faceboon Balla shprehet se qeveria përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural 2022 ka planifikuar mbështetje për të gjithë blegtorët.

“Skema Kombëtare e Mbështetjes për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural 2022 ka planifikuar mbështetje për tufën bazë të matrikuluar, për fermat me jo më pak se 100 krerë dele ose dhi, në vlerën 1 200 lekë/krerë, por jo më shumë se 360 000 lekë për subjekt, si dhe për fermat me jo më pak se 10 krerë lopë, në vlerën 10 000 lekë/krerë, por jo më shumë se 500 000 lekë për subjekt”, shkruan Balla.

Postimi i plotë:

Bashkë me Eriselda Sefa vizituam sot një fermë blegtorale në Savër. Kjo fermë moderne ka rreth 400 krerë lopë, qumështi i të cilave shkon në fabrikat kryesore të vendit.

Skema Kombëtare e Mbështetjes për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural 2022 ka planifikuar mbështetjen:

-për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermat me jo më pak se 100 (njëqind) krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën 1 200 (njëmijë e dyqind) lekë/krerë, por jo më shumë se 360 000 (treqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë për subjekt,

-ndërsa për fermat me jo më pak se 10 (dhjetë) krerë lopë, në vlerën 10 000 (dhjetë mijë) lekë/krerë, por jo më shumë se 500 000 (pesëqind mijë) lekë për subjekt.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit