Përmes një postimi në facebook Balla deklaron se për të është shumë i rëndësishëm respektimi i të drejtave të punonjësve dhe garantimi i kushteve të duhura në vendin e punës ndaj dhe sot ishte vetë në këtë sipërmarrje për të parë nga afër respektimin e të drejtave të grave më mjedisin e punës së kësaj kompanie.
Sipas Ballës, produktet e peshkut të kompanisë ‘Nettuno’ eksportohen në vende të ndryshme europiane si Itali, Spanje etj.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Lushnje📍Me rastin e 8 Marsit, bashkë me kryetaren e Bashkisë, Eriselda Sefa ishim në mjediset e sipërmarrjes italiane🇮🇹 të përpunimit të peshkut açuke “Nettuno Shpk”, ku punojnë 250 gra.
Për ne është shumë i rëndësishëm respektimi i të drejtave të punonjësve dhe garantimi i kushteve të duhura në vendin e punës.


