Tjetër i dënuar për masakrën e “Qafë-Gjashtës” kërkon lirinë nga arratia

Mos i humb

Pas A Pagunit, një tjetër i dënuar me burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për “Masakrën e Qafë-Gjashtës” kërkon lirinë nga arratia. A Bala alias A Bala, 52 vjeç, i dënuar me 15 vite burg nga gjykata, ka bërë një kërkesë në Gjykatën e Sarandës, për “parashkrim të ekzekutimit të vendimit”, pra shuarje të dënimit me burgim.

Çështja pritet të shqyrtohet të enjten e 24 marsit, në orën 11:30 nga gjyqtari Alban Veçani. Kujtojmë se A.Bala, pronar i një parkingu privat në Sarandë, u shpall në kërkim nga policia në nëntor të 2017, pas një operacioni të madh të policisë për ekzekutimin e urdhrave të ndalimit për autorët e “Maskrës së Qafë-Gjashtës”.

Ata akuzoheshin se më 4 mars 1997 vranë dhe dogjën oficerin e policisë Gj Mehmeti, mbajtën peng dhe torturuan oficerin E Aliaj dhe tentuan të vrisnin oficerët S Bizhga e M Blushi.

Për ngjarjen në fjalë janë arrestuar V e N.S, A.P, E.C dhe E.S, si dhe u shpallën në kërkim shumë të tjerë. Nga të gjithë të akuzuarit vetëm vëllezërit Sinani kryen dënimin dhe kanë dalë nga burgu, pasi Cipa u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit, ndërsa Sejko u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje.

Ne tetor 2011, Gjykata e Apelit per Krime te Renda dha keto denime perfundimtare:

V.Sinani 18 vjet burg
(Tashme e ka kryer denimin)

N.Sinani 15 vjet burg
(Tashme e ka kryer denimin)

A.Bala 15 vjet burg
(Ne kerkim)

A.Paguni 15 vjet burg
(Ne kerkim)

E.Sejko
6 vjet burg
(Tashme e ka kryer denimin)

M alias F alias V Kendezi 15 vjet burg
(Ne kerkim)

A Kendezi 16 vjet burg
(Ne kerkim)

A Qurku 16 vjet burg
(Ne kerkim)

Të njëjtën kërkesë si A Bala në muajin shkurt e ka bërë në Gjykatën e Sarandës edhe 51-vjeçari Alqi Paguni.

Vlen të theksohet që të gjithë personat në kërkim janë arrestuar në kohë të ndryshme nga policia greke, por gjykatat e këtij shteti nuk kanë pranuar t’i ekstradojnë.

Mes të kërkuarve që nuk është ekstraduar është edhe A Qurku, i cili veç masakrës së Qafë-Gjashtës është dënuar edhe për vjedhje bankash, plagosje, rrëmbim etj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit