Lufta në Ukrainë, Vuçiç: Do përdorim portin e Durrësit për të importuar naftë nga Lindja e Mesme

Mos i humb

Presidenti Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se tashmë po zhvillon bisedime me partnerët nga Lindja e Mesme për mundësinë e importimit të naftës nga Serbia, si dhe për dërgimin e saj në vendin tonë përmes portit shqiptar të Durrësit.

Duke folur ne nje media vendase Vuçiç tha se nuk e di se si do të përfundojë problemi me naftën dhe nëse Serbia do të përjashtohen nga sanksionet e BE-së ndaj kompanive ruse.

“Tashmë po flas me miqtë tanë nga Lindja e Mesme për importimin e naftës prej tyre dhe po shikoj se ku ta sjell. Mënyra më e mirë dhe më e lehtë është permes Durrësit.

“Tani po shikojmë se si të organizojmë transportin nga Durrësi, nëse kemi cisterna dhe kompozime trenash dhe në çfarë mënyre tjetër ta bëjmë këtë”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se Serbia duhet të importojë sasi të mëdha nafte çdo ditë. Presidenti theksoi se asnjë nga prokurimet e asaj që i nevojitet Serbisë nuk mund të gjendet brenda një dite, por e gjitha është rezultat i punës së vazhdueshme dhe të palodhur, transmeton Tanjug.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit