Mbledhja në fjalë vjen pasi SPAK kërkoi caktimin e masës ‘arrest me burg’ edhe për deputetin e PS-së, Alqi Bllako, i cili akuzohet për ‘shpërdorim detyre’, pasi ka tjetërsuar dokumente që lidhen me shpronësimin e pronave për inceneratorin e Fierit.
Për këtë fakt SPAK ka çuar një kërkesë në Kuvend për arrestimin e Bllakos, ndërkohë që Këshilli i Mandateve do të mblidhet nesër. Takim në fjalë, që po mbahet në Vila 31, ku ende nuk dihet nëse çështja ‘Bllako’ është një nga temat e diskutimit. Ndërkohë, nesër pasdite pritet që të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së PS-së.


