‘Korrupsion dhe mungesë e lirisë së shprehjes’, Departamenti i Shtetit për të Drejtat e Njeriut: Në 2021 Mal i Zi është përballur me shumë sfida

Mos i humb

Departamenti i Shtetit për Gjendjen e të Drejtave të Njeriut në raportin e publikuar për vitin 2021 bën me dije se Mali i Zi është përballur me shumë sfida.

Në raport theksohet se vendi është përballur me probleme serioze me pavarësinë e gjyqësorit, kufizime në lirinë e shprehjes si edhe përfshirjen e zyrtarëve qeveritarë në korrupsion.

Ndër të tjera janë renditur edhe vepra penale që përfshijnë dhunë ose kërcënime ndaj personave me aftësi të kufizuara , apo anëtarëve të grupeve të pakicave kombëtare, racore, etnike.

Sakaq, Departamenti Amerikan thekson se mosndëshkimi gjithashtu mbetet një problem dhe se nga ana e qeverisë është bërë pak për të identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht zyrtarë që kanë shkelur të drejta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit