Të super kërkuar, policia jep shpërblim për këdo që e di ku janë Talo Çela, Ibrahim Lici, Erjon Llapushi, Jani Alia dhe Laert Haxhiaj

Mos i humb

Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion shpërblime të majme për këdo që ka informacion dhe inforkon blutë në lidhje me vendndodhjen e pesë personave të shumë kërkuar në Shqipëri.
I pari në listën e policisë është Talo Çela, i akuzuar për grabitjen e Rinasit dhe disa vrasje gjatë viteve të fundit, i dyti është Laert Haxhiu, i akuzuar për disa vrasje përfshi edhe masakrën e Lushnjes disa vite më parë. Lista vjon me Jani Aliajn, i akuzuar për të paktën një vrasje; Ibrahim Licin, i akuzuar për disa vrasje në Shkodër, përfshi atë të dy vëllezërve Bilali dhe Erjon Llapushi, i akuzuar për vrasjen e kryekamaerierit të Fish City në Elbasan.

“Për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në lokalizimin e vendndodhjes së këtyre personave, Policia e Shtetit vë në dispozicion shuma të konsiderueshme parash.
Cilido që mund të disponojë informacione të vlefshme, të telefonojë në numrin e celularit 069 41 10 853, duke iu garantuar anonimat të plotë”, njofton policia.

Por kush janë të shumë kërkuarit?

Talo Çela

Talo Çela është një nga emrat më të kërkuar të krimit në Shqipëri. 51-vjeçari akuzohet për grabitjen e parave në aeroportin e Rinasit mesditën e 9 prillit të 2019-tës. I shumëkërkuari për këtë dosje, do gjykohet veçmas anëtarëve të tjerë të grupit të grabitësve, pasi me ndryshimet e reja ligjore, çështja e një të dyshuari pezullohet për 1 vit, dhe nëse ai nuk arrestohet brenda këtij harku kohor, atëherë nis gjykimi i tij në mungesë.

Ndaj Talo Çelës, është pezulluar procesi edhe për vrasjet e dyfishta në Durrës, ku mbetën të vrarë katër persona, Anxhelo Avdia, Renato Avdyli dhe vëllezërit Besmir e Viktor Haxhia, ngjarje të ndodhura në vitin 2020. Ai dyshohet se është personi që urdhëroi këto vrasje, për shkak të humbjes së një sasie të konsiderueshme parash, të grabitura në Rinas.

Ibrahim Lici

Lici akuzohet për një mori vrasjesh përmes atentateve në Shkodër. Më e fundit ishte ajo e Endri Mustafës një vit më parë në zonën e Livadheve në Shkodër. Kjo akuzë u kundërshtua një ditë më vonë nga të afërmit të Licit. Po ashtu, policia e akuzon Irahim Licin edhe për vrasjen e vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, marsin e vitit 2019 në Shkodër. Në atë kohë u vunë në pranga dy bashkëpunëtorët e tij Arsen Stojku 29 -vjeç dhe Mislim Rama 23 -vjeç nga Vau i Dejës, ndërsa vetë Lici u shpall në kërkim.

Njofton policia

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, kryesisht të atyre me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Falë dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, por edhe me qytetarët, gjatë tremujorit të parë të vitit 2022 janë kapur dhjetëra persona në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, për vepra të ndryshme penale në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe në kuadër të krimit të organizuar.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe kërkon sërish bashkëpunimin e tyre për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e disa prej personave më të kërkuar, për vepra të rënda penale kundër personit dhe pronës, konkretisht të shtetasve:

TALO ÇELA,Potrebbe essere un'immagine raffigurante 1 persona LAERT HAXHIU,Potrebbe essere un'immagine raffigurante 1 persona e barba

JANI ALIA,Potrebbe essere un'immagine raffigurante 1 persona e il seguente testo "Jani Alia -45 vjeç"

IBRAHIM LICIPotrebbe essere un'immagine raffigurante 1 persona e barba DHE ERJON LLAPUSHIPotrebbe essere un'immagine raffigurante 1 persona e barba

Për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në lokalizimin e vendndodhjes së këtyre personave, Policia e Shtetit vë në dispozicion shuma të konsiderueshme parash.

Cilido që mund të disponojë informacione të vlefshme, të telefonojë në numrin e celularit 069 41 10 853, duke iu garantuar anonimat të plotë.

👮‍♂️🤝👩‍💼👨‍💼Bashkërisht për një ambient më të sigurt!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit