Pas tre muajsh hetime, arrestohen 2 persona në Sarandë, policia iu sekuestron kokainë, automjete dhe telefona

Mos i humb

Policia e Sarandës, në sajë të operacionit policor të koduar “REKLAMAT”, pas një pune të mirëfilltë hetimore 3-mujore, ka vënë në pranga D B 41 vjeç dhe V Rr, 42 vjeç, të dy banues në këtë qytet.

Gjatë kontrollit fizik  në lagjen nr.4, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar kokainë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me dy automjete dhe dy aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarande, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “REKLAMAT”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, dy automjete dhe dy aparate celulare.

Vihen në pranga 2 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore 3-mujore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se dy shtetas posedonin lëndë narkotike kokainë dhe e shpërndanin atë në zona të ndryshme të Sarandës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “REKLAMAT”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– D.(B). B., 41 vjeç dhe V. Rr., 42 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, në lagjen nr.4, Sarandë, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me dy automjete dhe dy aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarande, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit