Aksioni anti-drogë në Korçë, Policia del me njoftim zyrtar: Janë lëshuar 31 urdhër arreste dhe 101 të proceduar.

Mos i humb

Policia e Korçës ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me operacionin e koduar policor “knockdown”, ku janë proceduar 101 persona, mes të cilëve janë lëshuar 31 urdhër arreste.

Po ashtu, Policia bëri me dije se janë sekuestruar, veç sasive të drogës, edhe 20 makina.

“Është finalizuar operacioni knockdown. Janë proceduar 101 persona, për të cilën janë nxjerrë 31 urdhra arresti. Ata dyshohen për prodhim dhe shitje të narkotikëve”

Policia e Korçës ka zhvilluar një operacion blic në qytet. Sipas gazetares Lorena Kodra, janë rreth 25 të arrestuar, të akuzuar për drogë.

Ata thuhet se kanë qenë në vëzhgim prej rreth 5 muajsh nga uniformat blu. Kaq dihet deri më tani dhe pritet që policia të dalë me një komunikim zyrtar, ku do të sqarojë dhe më shumë detaje në lidhje me këtë operacion.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit