Paralajmërimi i Kremlinit: Dërgesat e armëve në Ukrainë rrezikojnë sigurinë evropiane

Mos i humb

Dërgimi i armëve të rënda dhe armëve të tjera në Ukrainë është i rrezikshëm për sigurinë evropiane.

Ky është paralajmërimi i Kremlinit për vendet perëndimore.

Zëdhënësi Dmitry Peskov po i përgjigjej një fjalimi të Sekretares së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, duke u kërkuar aleatëve të Kievit që të “rrisnin” prodhimin ushtarak për të ndihmuar Ukrainën, raporton BBC.

Aleatët perëndimorë kanë thënë se mbështetja e tyre nuk përbën një konfrontim ushtarak midis Moskës dhe NATO-s. Por Peskov u tha gazetarëve se: “Tendenca për të pompuar armë, përfshirë armë të rënda në Ukrainë, këto janë veprime që kërcënojnë sigurinë e kontinentit, provokojnë paqëndrueshmëri.”.

Deklarata vjen pasi presidenti Vladimir Putin paralajmëroi vendet që krijojnë “kërcënime strategjike” për Rusinë duke ndërhyrë në luftën e Ukrainës, të cilët do të përballen me një përgjigje “rrufe të shpejtë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit