Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi, është pritur nga kryetari i Parlamentit të Turqisë (TBMM), Ismail Kahraman.
Gjatë pritjes, Kahraman tha se ndihet i gëzuar për ardhjen e kryeministrit Zaev dhe delegacionit shoqërues në Turqi.
Ndërkaq, Zaev po ashtu tha se ndihet i lumtur për vizitën në Turqi dhe Kuvendin turk, duke shprehur besimin se vizita e tij do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve./Rtv islam/