“Opinioni në SHBA, nuk është i vetëdijshëm për bashkëpunimin me organizatat terroriste”

Mos i humb

Drejtori i Studimeve pranë Fondacionit për Studime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA), Kiliç Bugra Kanat ka thënë se: “Publiku amerikan nuk është në dijeni se bashkëpunohet me një organizatë terroriste marksist-leniniste, e cila kërcënon një aleat të SHBA-ve në NATO”.

Ndërkohë vazhdon operacioni “Dega e Ullirit” i udhëhequr nga Forcat e Armatosura Turke (TSK), në rajonin e Afrinit në Siri.

Në fillim, SHBA-të lidhur me Afrinin, patën deklaruar se “Nuk është fusha jonë e operimit” dhe përgjatë procesit deklaronin se “janë të shqetësuar”.

Ekspertët për Anadolu Agency (AA) analizuan deklaratat e SHBA-ve lidhur me YPG/PKK si dhe politikat në rajon.

Kanat, drejtori i Studimeve pranë SETA-s në Washington, bëri të ditur se në deklaratat e para, SHBA-të kanë thënë se Afrini nuk është zonë e operimeve të tyre dhe se kjo nuk do ta ndikojë drejtpërdrejt vendin e tyre ndërkaq më vonë papritmas nisën të përcjellin shqetësimet e tyre lidhur me Afrinin.

Duke theksuar që shkojnë duke u rritur tonet e deklaratave “Jemi të shqetësuar”, Kanat shtoi:

“SHBA-të janë të shqetësuara se nga operacioni ‘Dega e Ullirit’ do të ndikohet lidhja me YPG-në. Gjithashtu i pranishëm është edhe shqetësimi që YPG nuk e mbrojtën Afrinin apo dhe shqetësimi për shkuarjen e pjesëtarëve të YPG-së në Afrin. Tjetër çështje prej së cilës SHBA është e shqetësuar është dhe për çfarë janë marrë vesh Turqia me Rusinë lidhur me Afrinin”.

“Prandaj duket sikur SHBA-të nuk kanë një plan të sofistikuar, të planifikuar në mënyrë racionale. Publiku amerikan nuk është në dijeni se bashkëpunohet me një organizatë terroriste marksist-leniniste, e cila kërcënon një aleat të SHBA-ve në NATO. Publiku amerikan, nuk është shumë i interesuar në çështjet e politikes së jashtme, përtej mospasjes njohuri, nuk janë të interesuar”, tha Kanat.

Më tej Kanat theksoi se politika e Turqisë ndaj YPG/PKK është shumë e qartë: “Ka dhe shumë premtime që i janë dhënë Turqisë sa i përket Munbixhit. Tani për tani nuk duket sikur ka një qeveri në SHBA e cila do t’u qëndrojë besnike këtyre premtimeve. Nuk duket as edhe ndonjë plan për Munbixhin. Në strategjinë e paraqitur për Sirinë, nuk ka asnjë pikë lidhur me YPG-në. As vetë SHBA nuk e di se çfarë do të bëjë me YPG-në”.

“Në Siri dalin në pah aktorë të ndryshëm”

Doç. Dr. Emre Ersen, anëtar i Fakultetit të Shkencave Politike pranë Universitetit të Marmarasë (UM), tha se SHBA-të YPG-PKK-në e shohin si një aktor në Siri.

Duke theksuar që meqë nuk ka fuqi qeverisëse, në Siri veprojnë aktorë të ndryshëm, disa prej të cilëve mund të jenë dhe elementë terroristë, Ersen shtoi se këta mund të jenë prej DEASH-it dhe YPG/PKK-së.

“SHBA nuk dëshiron të fusë në terren ushtarët e saj andaj dhe e mbështetë YPG-në, ndërkaq Rusia është si aktore në Siri por dëshiron të minimizojë shpenzimet e saj. Në mars të vitit 2018 në Rusi ka zgjedhje presidenciale. Rusisë i duhet diçka që t’i ofrojë popullit para zgjedhjeve. Prandaj dhe nuk dëshiron të bëjë ndonjë investim ushtarak në Siri por do të kalojë në nivel politik”, u shpreh Erşen duke bërë të ditur se edhe Rusia sikurse SHBA-ja dëshiron që këta aktorë t’i shfrytëzojë në fushë si gur shahu”, tha Erşen.

Ai më tej theksoi se PKK-ja gjendet në listën e organizatave terroriste të SHBA-ve ndërkaq nuk është në listën e organizatave terroriste të Rusisë.

“Rusia ka një dallim të këtillë. Këtu ka një kontradiktë interesante. SHBA-të e njohin PKK si organizatë terroriste dhe Rusia nuk e njeh por këtu lidhja e SHBA-ve me YPG-në është me intensive. Pritshmëritë e Turqisë duhet të jenë këto: Rusia, e ka parë Turqinë si një aktor të rëndësishëm në atë rajon dhe nuk do ta ndajë nga vetja andaj dhe për çështjen e Afrinit ka bërë kompromise serioze por nuk duhet të mendohet se Rusia është shumë e lumtur për këtë”, thotë Ersen.

Sipas tij, “në Siri, mes Rusisë dhe Turqisë ka një gjendje të ndërvarësisë. Ndryshe nuk do të mund të funksiononin me kaq mosmarrëveshje. Rusia është e vetëdijshme që pa patur bashkëpunim aktiv me Turqinë, nuk do të ketë rezultatin e dëshiruar. Turqia është aktori më i rëndësishëm që mban nën kontroll organizatat në Idlib. Edhe në marrjen e trupit të pajetë të pilotit rus, pati kontribuar Turqia”.

“Turqia duhet të vëzhgojë shumë mirë linjën SHBA-Rusi”

Ai thekson se Rusia i ka hapur rrugë Turqisë në Afrin ngase ka nevojë për bashkëpunimin me Turqinë.

“Procesi i Soçit është në radhën e parë në axhendën e Rusisë. Rusia ndjeu pikëllim për shkak të operacionit ‘Dega e Ullirit’ të Turqisë pasi erdhi pikërisht para Soçit. Turqia duhet të vëzhgojë shumë mirë linjën SHBA-Rusi sepse edhe ata bëjnë pazarllëqe të ndryshme ku nuk bën pjesë Turqia. Çështja e YPG-së është e rëndësishme për këtë. Nëse për një moment, Turqia ndodhet në një situatë të përjashtuar, kjo do të shkaktojë probleme sa i përket të ardhmes së operacioneve ajrore. Duhet ta mendojmë edhe këtë”, thekson Erşen.

Doç. Dr. Erşen, gjithashtu bëri të ditur se Rusisë do i konvenonte tensionimi i raporteve SHBA-Amerikë në rast të operacionit në Munbixh.

“Nuk duhet ta harrojmë as këtë se raportet e Rusisë me YPG-në janë në një gjendje shumë të tensionuar. Meqë kurdët e shohin YPG-në si aktorin më të rëndësishëm, Rusia ka nevojë edhe për të. Munbixhi tani është më i rëndësishëm për SHBA-në. Mendoj se SHBA do të shohë që nuk do i sjellë dobi largimi nga Turqia. Çështjen e Munbixhit mund ta zgjedhin dhe në mënyrë tjetër. Nuk duhet të harrojmë as këtë se atje ka një premtim që i është dhënë Turqisë”, u shpreh ai./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit