Senegal, zjarr në një spital, vdesin 11 foshnja

Mos i humb

Njëmbëdhjetë foshnja vdiqën teksa një zjarr përfshiu një spital në qytetin Tivaouane, në Senegalin perëndimor. foto galeri Ka qenë Presidenti i vendit, Macky Sall, që ka njoftuar në Twitter. “Sapo mësova me dhimbje dhe tmerr vdekjen e 11 të porsalindurve nga zjarri në repartin e të porsalindurve të spitalit publik”, ka shkruar ai.foto galeri

Tragjedia ndodhi në spitalin Mame Abdou Aziz Sy Dabakh, në Tivaouane, dhe zjarri u shkaktua nga “një qark i shkurtër”, sipas politikanit senegalez Diop Sy. “Zjarri u përhap shumë shpejt”, tha ai.

 

 

foto galeri

Kryebashkiaku i qytetit Demba Diop raportoi se “tre fëmijë janë shpëtuar”. Sipas mediave lokale, spitali Mame Abdou Aziz Sy Dabakh është inauguruar së fundmi. Një incident i ngjashëm ndodhi në qytetin verior të Linguere në prill, kur një zjarr shpërtheu në një spital që vrau katër foshnja.

Kryetari i qytetit me atë rast kishte raportuar për një defekt në një kondicioner në maternitet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit