Presidenti i ri i Republikës, Bajram Begaj pas marrjes zyrtare të detyrës dhe dorëzimit të Kushtetutës nga drejtuesja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha ka mbajtur një fjalim për t’iu adresuar popullit.
Ai e ka vendosur theksin tek uniteti kombëtar dhe lënia mënjanë e ndasive të klasës politike, aq më tepër që Shqipëria i është futur zyrtarisht rrugës drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian me çeljen e negociatave.
FJALA E PRESIDENTIT BEGAJ:
Sot është dita më e rëndësishme e jetës sime. Ju drejtohem me nderin dhe privilegjin më të lartë të një individ të zgjedhur në postin më të lartë të shtetit atë të Presidentit të Republikës. Ky ve
Sot u betova për besnikëri ndaj Kushtetues dhe ligjeve të vendit. Për të mbrojtur pavarësinë e Republikës. Do të jem shërbëtor i popullit tonë, bashkëpunëtor i palëkundur i unitetit kombëtar. Do të jem kontribuues dhe përkrahës i komunikimit dhe nismave e ideve që çojë përpara shoqërinë tonë, Dialogu dhe bashkëpunimi midis forcave politike, dëgjimi i vëmendshëm i zërit të medias së lirë, respektimi dhe pranimi i debatit mundësojnë që forca e tij të mishërohet në mirëqenie, zhvillim e progres për vendin. Interesi ynë i përbashkët mbetet konsolidimi i institucioneve që kanë përgjegjësi për të mbrojtur dhe promovuar interesat e shqiptarëve kudo që ndodhen. Sot më shumë se kurrë kërkohet unitet dhe bashkëpunim i klasave politike për të arritur objektivat tonë kombëtarë. Do të mbështes çdo veprim për të arritur marrëdhënie të shëndosha midis institucioneve kushtetuese. Të vijojmë në rrugën e reformës në drejtësi, jo thjesht se është kusht thelbësor për anëtarësimin në BE por edhe se ndërtimi i një sistemi gjyqësor të pavarur garanton luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.


