U shpall kampione e Europës, nis ceremonia e pritjes në nder të Luiza Gegës

Mos i humb

Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë në kryeqytet po mbahet ceremonia për nder të Luiza Gegës, e cila u shpall kampione e Europës në atletikë në garën 3000 m me pengesa në Gjermani.

Qindra qytetarë janë duke pritur kampionen përpara kryeministrisë.

Kampionia e Europës, Luiza Gega u prit në Kryeministri nga kryeministri Edi Rama. Ndërsa duartrokitjet e qytetarëve ishin të shumta.

E veshur me ngjyrat kuqezi Gega bëri “paradë” me një makinë të kuqe përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Gegës do t’i dorëzohet sot Kordoni i madh me Yllin për Mirënjohje Publike

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit