Regjistrohet zyrtarisht emri i ri “Partia e Lirisë”/ Gjykata e Tiranës pranon aktet e konventës së LSI-së, ndryshimet në strukturat drejtuese…

Mos i humb

Regjistrohet zyrtarisht emri i ri “Partia e Lirisë”. Gjykata e Tiranës ka regjistruar ndryshimin e emrit nga Lëvizja Socialiste Integrim në Partinë e Lirisë.

Po kështu me vendim të gjykatës, janë regjistruar edhe ndryshimet në strukturat drejtuese duke njohur zyrtarisht si kryetar ish-presidentin Ilir Meta dhe zv/kryetar, Agim Neshon.

Pas vendimit të gjykatës, pritet që ndryshimet t’i përcillen edhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si subjekt i interesuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit