Fisnik Qosja: Do punoj për qytetarët pa ndasi politike

Mos i humb

Kryebashkiaku i Kavajës Fisnik Qosja u betua këtë të mërkurë në detyren e re, teksa u premtoi qytetarëve se do të punojë njësoj për të gjithë, pa ndasi politike.

Ndërkohë, po sot opozita bashkoi votat për të zgjedhur në krye të Këshillit Bashkiak të  Kavajës, Rudin Hylviun me 16 vota ‘pro’.

https://fb.watch/l9rEsYahJ8/

Fisnik Qosja është betuar këtë të mërkurë si kryebashkiaku i ri i Kavajës, i cili doli fitimtarë përballë  kandidatit socialist Redjan Krali në garën e 14 majit.

Gjatë fjalës së tij, Qosja deklaroi se do të punojë njëlloj për të gjithë qytetarët pa dallime partiake.

Ndërkohë po sot, anëtarësia e këshillit bashkiak në rradhët e opozitës bashkoi votat për të zgjedhur Rudin Hylviun si kryetar të Këshillit Bashkiak.

Hylviu arriti të marrë 16 votë, përballë rivales së tij, po nga koalicioni “Bashkë fitojmë” Marinela Aliaj, e cila siguroi 15 vota.

Nga 31 mandatet të Këshilli Bashkiak të Kavajës, 9 këshilltarë i ka BF, 13 partia socialiste, 3 PD e Alibeajt, 3 PAA, 2 PSd dhe 1 partia Republikane e Fatmir Mediut.

Në zgjedhjet lokale të 14 majit, kandidati i “Bashkë Fitojmë” Fisnik Qosja fitoi Bashkinë e Kavajës me 11.761 vota, duke lënë pas me një diference prej 860 votash kandidatin socialist Redjan Krali.

“Faleminderit të gjithë qytetarëve të Kavajës, të gjithë ne këtu duhet t’iu jemi mirënjohës sepse votat e tyre na kanë sjellë ne këtu për t’iu shërbyer me dinjitet dhe transparencë. Besoj te ju, besoj te vetja se punët për Kavajën do t’i çojmë përpara bashkërisht. Sot ishte e fundit që kishim ndasi politike, ne duhet të ecim përpara dhe duhet t’iu shërbejmë qytetarëve të Kavajës pa dallime partiake, të kuq apo blu”, deklaroi Qosja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit