Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje për garanci sigurie për vendin e tij pas mbërritjes së tij në samitin e NATO-s në Vilnius.
”Takimi i Vilnius duhet të diskutojë dhe të luftojë për garancitë e sigurisë për Ukrainën në rrugën drejt anëtarësimit në NATO”, theksoi ai.
Kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi se grupi G7-ës po punon për angazhimet afatgjata të sigurisë ndaj Ukrainës.
”Garancitë e sigurisë janë një nga tre prioritetet që do të trajtohen në samit, së bashku me armët shtesë për Ukrainën dhe rrugën e vendit drejt NATO-s”, tha Zelensky.
“Ne duam të jemi në të njëjtën faqe me të gjithë”, theksoi ai, duke shtuar se ”pret që Ukraina të ftohet për t’u bashkuar me NATO-n kur ta lejojnë masat e sigurisë”.
Udhëheqësit e NATO-s në Vilnius nuk i ofrojnë Ukrainës një afat kohor për t’u bashkuar me aleancën.


