Bardhi: Interpelanca urgjente dhe mocioni me debat për inceneratorët

Mos i humb

Konferenca e Kryetarëve  rrëzoi sot kërkesat e opozitës për mocion me debat dhe interpelancë me kryeministrin Edi Rama për aferën e inceneratorëve.

Partia Demokratike kishte kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për çështjen e inceneratorëve, të enjten e 20 korrikut.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi u shpreh sot në një prononcim për mediet se, dosja e Arben Ahmetajt është tronditëse dhe duhet sqarim.

Bardhi nënvizoi se, “mafiozët e inceneratorëve, vijojnë të paguhen nga buxheti i shtetit”.

“Opinioni publik gjatë këtyre ditëve është tronditur nga faktet që SPAK ka zbuluar në lidhje me Ahmetaj, ndërsa përgjegjësia penale tashmë është çështje drejtësie se prokurorisë ndaj gjykatës”, u shpreh ai.

“Do të duhet që zv.kryeministri të japë llogari dhe të ofrojmë opinionin publik sesi me paratë e buxhetit të shtetit po financohet arratia e mafiozëve të aferës së inceneratorëve. Edhe pse janë shpallur në kërkim ndërkombëtar ata vijojnë të marrin para nga buxheti i shtetit”, tha Bardhi.

“Sipas rregullores kërkesë për interpelancë urgjente është e detyrueshme. Ka një kërkesë të një grupi kolegësh për mocion me debat. Gjej rastin të thirret konferenca e kryetarëve në lidhje me diskutimin për aferën e inceneratorëve”, theksoi Bardhi.

Bardhi theksoi se, mazhoranca duke mos pranuar kërkesën e opozitës për interpelancë “shfaq në këtë mënyrë vizionin e saj për shndërrimin e parlamentit nga parlamenti që mbron interesat e qytetarëve shqiptar në një dyqan që mbron interesat e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit”.

“Fakti që paratë e shqiptarëve transferohen tek dy njerëz në arrati nuk është një çështje urgjente për Kuvendin. Interpelanca urgjente dhe mocioni me debat janë dy kërkesa të drejta. Sado siklet dhe hall të ketë Edi Rama mbi këtë çështje duhet të respektohet kushtetuta dhe rregullorja. Nuk ka urgjencë thotë Kuvendi. Klodian Zoto dhe Arben Ahmetaj mund të marrin para nga buxheti i shtetit. Paratë e shqiptarëve mund të financojnë arratinë e këtyre personave. Është një çështje që për mazhorancën konsiderohet e ezauruar. Kërkesa për interpelancë kërkonte këtë gjë. Do të zbatohet kushtetuta dhe rregullorja. Rrethi në të cilin Kryetarja e Kuvendit ka futur veprimtarinë parlamentare është një rreth i rrezikshëm”, tha Bardhi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit