MEPJ përcjell ngushëllimet më të sinqerta

Mos i humb

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shprehu sot ngushëllimet për viktimat e aksidentit tragjik në Mestre të Italisë.

“Thellësisht të pikëlluar nga lajmi i aksidentit tragjik në Mestre. Shqipëria shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjet që humbën të dashurit e tyre”, thuhet në një reagim të MEPJ.

“Mendimet dhe lutjet tona janë me ta. I urojmë shërim të shpejtë të lënduarve të këtij aksidenti tragjik”, thekson MEPJ.

Gjithashtu Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme  bën të ditur se, sipas informacioneve deri tani, nuk ka shtetas shqiptarë në radhët e atyre që kanë humbur jetën.

Një autobus ka rënë nga një mbikalim i Vempës në Mestre duke marrë flakë, sipas “Il Messaggero”.

Rezulton se aksidenti shkaktoi disa dhjetëra të plagosur dhe të paktën 21 të vdekur, mes të cilëve dy fëmijë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit