Qeveria e Kosovës sot do të bëjë lançimin e fushatës për informim për liberalizimin e vizave.
Sipas njoftimit, aktiviteti i parë do mbahet në Prishtinë për të vijuar më tej në krejt Kosovën.
Në lançimin e fushatës do të marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.
Ju ftojmë të na bashkoheni në këtë ngjarje e të informoheni së afërmi mbi lëvizjen e lirë pa viza që do nisë nga 1 janari”, thuhet në njoftimin e qeverisë.


