Berisha bllokon Foltoren, demokratët i drejtohen Nikollës

Mos i humb

Kuvendi ka vazhduar me debate të ashpra mes demokratëve.

Sali Berisha qëndroi në Foltore, ndërsa demokratët iu drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla. Në seancë ndërhyri Grada, ndërsa deputetët kundërshtuan duke thënë se “Foltorja është jona, jo e Gardës”.

“Sot, kryefjala e parlamentit duhet të jetë, deklarata superskandaloze e Pashiqit shqiptar, se Kosova e veriut është toka e askujt. Nuk ka deklaratë më antishqiptare, nuk ka deklaratë më të shpifur se kjo deklaratë.

Por po ju pyes unë ju: secili prej jush që jeni këtu, dhe çdo shqiptar, po përse e derdhi gjakun Afrim Bunjaku?

Ku u vra ai? U vra pikërisht në veri të Kosovës, në mënyrë që aty të sundojë rendi, ligji dhe rregulli.
Ku u zhvillua një betejë mes grupeve terroriste të nisura direkt nga Alekandër Vuçiçi, të kryesuara nga lejtnanti i tij Radoiçiç?

Se sa ishte ‘no mans land’ e provuan falangat serbe. Shqiptarët, Europa dhe bota e panë se si ia mbathën me të katërta, se ajo është toka e zotërve të saj. A mundet një krim-ministër të bëjë një deklaratë të tillë në sintoni të plotë me padronin e tij, Aleksandër Vuçiç?

Dhe tani kërkojnë të mbulohet kjo me deklarata të turpshme këtu përpara.
Po Dostojevski thotë një fjalë: njeriu që kalon nga gënjeshtra në gënjeshtër, largohet nga homo-sapiens, nga specia e tij. Ndaj këtu debati duhet ët fillojë me urgjencë për këtë deklaratë që nuk e bën jo vetëm Aleksandër Vuçiçi, por e bën edhe pengu i tij, e bën argati i tij, që quhet Edi Rama. A e dini çfarë tha Alistair Campbell, miku i tij, për këtë deklaratë: e ka hipnotizuar Vuçiçi!”, tha Berisha.

Ndërkohë, e ashpër ishte në reagim edhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Kjo e fundit e cilësoi Berishën si përçarës dhe ish-sigurims.

“Sot më kujtuat një film realist që doktori duhet ta dijë se e ka bërë karrierën e tij, si në këto filma. Disa diversantë dhe sigurimsa, ju jeni në rolin e sigurimsit, dhe merren me njëri tjetrin. Saliut mund t’i shkojë për shtat ajo shprehja; memecit i erdhi goja. Në këtë rast zotit Lulzim i erdhi goja në Kuvend, i erdhi hidhur. Ai nuk mund të merret me kryetarin e Kuvendit, me kushtetutën, ku hallin nuk e ka te Kushtetuta, por te shtëpia. Nuk mundet që nga kjo foltore, nuk ka heq dot fjalën doktor siç e bëje një herë e një kohë. Tentativa për të krijuar narrativa me heronj dhe tradhtar, është tentativa më e dëmshme për Kosovën. E keni traditë këtë. S’ka gjë më të dëmshme që për interesa të paurtisë të vini në lojë Shqipërinë dhe Kosovën e vini si kolateral. Ka kush i del Kosovës për zot. Nga ulësja më e lartë në Shqipëri, Kosovë dhe BE. Zgjidhni një herë hallet e shtëpisë.”, tha ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit