Më 13 tetor, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Britanisë së Madhe.
Kreu i qeverisë shqiptare pritet të takohet me Rishi Sunak, ku do të diskutohet për çështjen e emigrantëve dhe marrëveshjen për të burgosurit.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe më 23 mars, ku u takua me homologun e tij britanik.
Kujtojmë që marrëveshja për transferimin e personave të dënuar u miratua në parim nga Qeveria më 20 korrik, ndërsa u diskutua gjatë një vizite të kryeministrit shqiptar në Londër.
Po gjatë kësaj vizite u firmos edhe një marrëveshje për frenimin e emigracionit të paligjshëm nga Shqipëria në drejt të Mbretërisë së Bashkuar.


