“Do të forcojmë me ligj Paketën Sigurisë në Shkolla duke bërë të mundur ashpërsimin e dënimeve të parashikuara në Kodin Penal për veprat penale që kryhen në mjediset e një institucioni arsimor apo në perimetrin e sigurisë së tij. Kryerja e një vepre penale në mjediset e një institucioni arsimor ose në perimetrin e sigurisë së tij të parashikohet si rrethanë rënduese, nëse në dëm të një të mituri, dhe, në çdo rast, si rrethanë cilësuese e figurës së veprave penale të mëposhtme:
“Dhuna seksuale (neni 107/a); Pornografia (neni 117); Trafikimi i të miturve (neni 128/b); Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit (neni 278); Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta (neni 279); Prodhimi dhe shitja e narkotikëve (neni 283); Përshtatja e lokalit për përdorim droge (neni 285/a); Hedhja ose braktisja e shiringave (neni 285/b); Nxitja për përdorimin e drogës (neni 286); Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt (neni 291)”.
Ministri i Brendshëm shprehet i bindur se këto ndryshime në Kodin Penal do të kontribuojnë në rritjen e sigurisë, parandalimin e kriminalitetit dhe shmangien e rrezikut për jetën dhe shëndetin e fëmijëve dhe të rinjve në të gjitha ato mjedise brenda dhe përreth shkollave të frekuentuara prej tyre.


