Balla: Shpërblim edhe për punonjësit e Policisë

Mos i humb

Zjarrfikësit do të përfitojnë shpërblim një pagë mujore për festat e fundvitit. Kështu ka deklaruar pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Brendshëm Taulant Balla.

2 paga shtesë do të shkojnë për zjarrfikësit që punuan me zjarret gjatë verës në Greqi”, theksoi ministri.

Edhe punonjësit e Policisë së Shtetit janë një prej kategorive që do të marrin shpërblim, pasi sipas Ballës kryejnë një punë të vështirë duke u përballur çdo ditë me krimin.

“Shpërblim për çdo pjesëmarrje në operacione dhe trajtim ushqimor, paratë për të cilin do t’u transferohen në bankë dhe do e tërheqin përmes një karte.

Do të marrin 118 mijë lekë të reja para Vitit të Ri, vlera e trajtimit ushqimor.

Brenda javës mbyllim marrëveshjen me disa supermarkete, punonjësit e policisë i marrin produktet ushqimore nga 15-20% më lirë.”

Edhe kryeministri Edi Rama deklaroi më herët se çdo punonjës policie do t’i blejë produktet ushqimore më lirë, sigurisht i pajisur me kartën përkatëse.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit