Drejtori i Krimit Ekonomik në Tiranë, Erion Ismaili ishte ditën e sotme në banesën e ish-Kryeministrit, Sali Berisha për të kontrolluar nëse ai po zbaton masën e sigurisë “arrest shtëpie”, caktuar nga GjKKO.
Raportohet se sipas burimeve, efektivët kanë komunikuar me Berishën tek dera, duke kryer procedurat normale si me çdo person tjetër në masë “arrest shtëpie”, dhe janë larguar.
Gjyqtarja, Irena Gjoka vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Berishën. Vendimi erdhi pas kërkesës së SPAK se Berisha nuk zbatoi urdhrin e mëparshëm të gjykatës për t’u paraqitur para Oficerit të Policisë Gjyqësore.
Kujtojmë se ish-kryeministri Berisha akuzohet si i dyshuar për korrupsion në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Nën hetim për këtë dosje është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet në masë sigurie “arrest shtëpie.”


