Presidenti Barjam Begaj flitet që do të jetë pjesë e seancës së sotme parlamentare.
Pas këtij lajmi që ka qarkulluar në media, ka reaguar kreu i grupit Parlamentar, Gazment Bardhi.
Bardhi është shprehur se opozita nuk është njoftuar as nga Kuvendi dhe as nga Presidenca në lidhje me prezencën e Begajt sot në Kuvend.
Bardhi u shpreh se uron që Begaj të mos keqpërdoret nga PS-ja si fasadë.
“Nuk jemi njoftuar zyrtarisht as nga Kuvendi dhe as nga Presidenca.
Begaj të mos keqpërdoret nga PS si fasadë për një normalitet të rremë në Kuvend.
Opozita është e vendosur për të mos lejuar funksionimin normal të parlamentit”, ka deklaruar Bardhi.


