Agalliu: PD mbështet pa kushte sistemin e drejtësisë, sidomos SPAK-un

Mos i humb

Sekretari për Programin dhe deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu u shpreh sot se, “Partia Demokratike ka denoncuar prej kohësh faktin që një pjesë e mirë e politikës së vjetër, pikërisht ata të cilët kanë futur duart në xhepat e shqiptarëve, i ushtrojnë presion sistemit të drejtësisë e veçanërisht SPAK”,

“Rasti i fundit është i kryeministrit Rama, i cili në fjalën e mbajtur në Asamblenë e PS-së, tha se vënia nën sekuestro preventive të planit të investimit për portin e Limionit në Sarandë, është absurde”, nënvizoi Agalliu në një deklaratë për mediet.

“Faktet kanë treguar se në emër të investitorëve strategjikë kanë përfituar klientë të qeverisë apo dhe pjesëtarë të saj, sikurse është rasti i ish-ministres Xhaçka”, tha ia më tej.

Ndaj, shtoi Agalliu, “çdo sulm kundër SPAK bëhet për të mbrojtur klientët e qeverisë dhe aferat korruptive të saj lidhur me investimet strategjike”.

Për më tepër, theksoi Agalliu, “kjo nxit dhe hap rrugë që edhe krimi i organizuar të bëjë të njëjtën gjë. Kjo u evidentua disa ditë më parë edhe nga drejtuesi i SPAK”.

Agalliu shtoi se, “Partia Demokratike mbështet pa kushte sistemin e drejtësisë e sidomos SPAK të vijojnë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

“Partia Demokratike mbështet dhe inkurajon çdo hetim të thelluar, sidomos kundër korrupsionit të politikanëve”, përfundoi ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit