Balilaj: S’ka patur pabarazi në tendera

Mos i humb

Ish-kryetarja e bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj u paraqit sot në SPAK, ku ishte thirrur për t’u marrë në pyetje mbi një hetim të nisur ndaj saj për “pabarazi në tendera”.

Në kuadër të hetimit të nisur nga SPAK, Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi pezullimin nga detyra të Prefektes së Fierit, vendim që solli dhe shkarkimin nga detyra me vendim të qeverisë të Balilajt.

Ish-kryebashkiakja e Patosit pas daljes nga SPAK dha një koment të shkurtër, duke mos pranuar akuzat e bëra ndaj saj.

“Nuk i di akuzat. Nuk e kam parë akoma materialin. Bëhet fjalë vetëm për blerje të bazës materiale. Vërtetohet përmes dokumenteve se si është bërë gara dhe s’ka arsye për të mos patur barazi në tenderë”, theksoi Balilaj.

“Më duhet ta lexojë materialin. Nuk kam qenë në Shqipëri kur është dhënë masa ndaj meje. Jam thirrur si person i marrë në pyetje. Nuk isha në Shqipëri. Më vjen keq dhe nuk jam dakord me masën e sigurisë të marrë ndaj meje, por do vërtetohet gjithçka”, tha Balilaj për mediet.

Balilaj akuzohet për abuzim me tenderë dhe favorizim të një kompanie në dy raste, kur drejtonte bashkinë e Patosit. Sipas hetimeve të SPAK, kompania në fjalë është shpallur fituese në 32 procedura prokurimi të organizuara nga Bashkia Patos. Më herët Gjykata e Posaçme ka zhvilluar seanca për ish-vartësit e saj, 3 të pezulluar nga detyra dhe 3 të tjerë me masa sigurie detyrim paraqitje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit