dy herë”, parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (përpara ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021), si dhe të pandehurit Vangjel Nushi, Boreta Murati dhe Arben Manoku, akuzuar për veprën penale të “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal.
2. Në përfundim të gjykimit Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me Vendimin Nr. 82, datë 28.06.2024 vendosi:
1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
2. Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal me Nr.82, të vitit 2021, në ngarkim të të pandehurve:
• Rajmonda Balilaj, Anisa Petani, Shkëlqim Beqiraj, Enirjada Rizaj, të cilët akuzohen për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, dy herë, parashikuar nga neni 258- 25 i Kodit Penal (përpara ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
• Vangjel Nushi, Boreta Murati, Arben Manoku, të cilët akuzohen për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.
• Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për t’u hedhur në short.
3. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim


