Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka pranuar se janë të larta pagat e deputetëve dhe se do ta mbështeste një iniciativë për të ulur pagat.
Ajo këtë deklaratë e bëri pasi që deputeti i AAK-ë, Blerim Kuqi , përmendi konkretisht deputeten Haxhiu se ka rrogën më të lartë se kryeministri , gjë që sipas tij nuk është në rregull dujke e arsyetuar kështu vendimin për rritjen e pagave për kabinetin qeveritar, raporton Kosova Post.