Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e Belerit për pezullimin e zgjedhjeve në Himarë

Mos i humb

Gjykata Administrative ka rrëzuar sot kërkesën e Fredi Belerit për datën e zgjedhjeve në Himarë

Beleri kërkoi shfuqizimin e dekretit te Presidentit Bajram Begaj, i cili caktoi 4 gushtin si datën e zgjedhjeve në Bashkinë Himarë.

Klodjana Gjyzari përfaqësuesja ligjore  e PBDNJ  dhe e ish-kryebashkiakut Fredi Beleri e bazoi mbrojtjen e saj në nxitimin e Presidentit për të shpallur datën e zgjedhjeve pa pritur përfundimin e procedurës së ankimimit të Fredi Belerit.

Më 5 korrik, Presidenti Begaj dekretoi 4 gushtin si datë për zgjedhjet e reja në Himarë, menjëherë pasi KQZ vendosi heqjen e mandatit të Blerit si kryebashkiak i Himarës.

Beleri është arrestuar më 12 maj 2023, 2 ditë para zgjedhjeve në Himarë, dhe aktualisht vuan dënimin me burg për korrupsion aktiv në zgjedhje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit