Basha: Dy atentatet në pak ditë që tronditën Tiranën, alarm për situatën e rendit

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha ka reaguar pas dy atentateve mafioze në Tiranë dhe vrasjes tragjike të një 14-vjeçari pranë shkollës “Fan Noli”.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha theksoi se ngjarjet tregojnë përshkallëzimin e dhunës dhe degradimin e rendit në vend.

Sipas tij, shkollat janë kthyer në vende të rrezikshme për nxënësit.

“Dy atentate mafioze në pak ditë që tronditën Tiranën dhe vrasja tragjike e 14-vjeçarit te “Fan Noli”, janë një alarm për dhunën që ka mbërthyer vendin. Shkollat janë kthyer në vende ku trafikantët shesin lëndë narkotike, duke i bërë ato të rrezikshme për nxënësit dhe një shqetësim të përditshëm për çdo prind, ndërsa zona të tëra të Shqipërisë janë jashtë kontrollit të shtetit, sepse bandat diktojnë me ligjin e dhunës dhe me leje politike”, shkroi Basha.

Sipas tij, kjo është pasqyra e degradimit të rendit dhe sigurisë.

Basha shprehet se vendi qeveriset nga një kryeministër që ka ardhur në pushtet me mbështetjen e krimit të organizuar dhe e ka vendosur pushtetin në shërbim të krimit të organizuar.

“Motoja e Edi Ramës “Kokat hëngshin” nuk është ligji që duhet të mbizotërojë në Shqipëri.
Forca e ligjit nuk duhet të tolerojë askënd”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit