Operacioni “Dega e Ullirit”, neutralizohen 2.777 terroristë

Mos i humb

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit” në rajonin kufitar sirian Afrin kanë neutralizuar në total 2.777 terroristë.

Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë thuhet se vazhdojnë operacionet ajrore dhe tokësore për neutralizimin e terroristëve, anëtarë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH.

Gjithashtu në deklaratë theksohet se ka arritur në 2.777 numri i terroristëve të neutralizuar që nga fillimi i operacionit e deri më tani.

– TSK dhe ULS çliruan edhe dy fshatra në Afrin

TSK dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” nga terroristët e YPG/PKK-DEASH-it çliruan dy fshatra që i takojnë rajonit sirian Afrin.

Reporterët e AA-së nga terreni lajmëruan se nga terroristët janë çliruar fshatrat Belusank dhe Alici, në rajonin Sharan, në veriperëndim të qendrës së Afrinit.

Në operacionin “Dega e Ullirit” të nisur më 20 janar deri më tani nga terroristët janë çliruar 136 pika, përfshirë tre qendra të qytezave, 104 fshatra, gjashtë vendbanime rurale, 22 male ose kodra strategjike dhe një bazë të YPG/PKK-së në Afrin.

Operacioni “Dega e Ullirit”, i cili ka filluar më 20 janar të vitit 2018, është ndërmarrë nga TSK në Afrin të Sirisë me qëllim për të vendosur siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe për të mbrojtur sirianët nga shtypja dhe mizoria e terroristëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit