Transformimi i Forcave Zjarrfikëse| Koçiu: Strukturat në një komandë të vetme për emergjencat!

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe Ervin Demo, ministër Shteti për Pushtetin Vendor sot, 4 tetor, në aktivitetin për kapitullin e ri të mbrojtjes civile nëpërmjet transformimit të Forcës zjarrfikëse dhe inovacionit.

“Vera që lamë pas nxorri në pah një kontrat mes përkushtimit dhe heroizmit profesional të çdo zjarrfikësi që u përball me zjarret dhe mënyrën si kjo trupë është e organizuar”, u shpreh fillimisht Albana Koçiu, duke shtuar se duhet një dyfishim në kapacitetet njerëzore të përfshira në këtë shërbim.

“Sot kemi mbi 1400 punonjës zjarrfikës ndërsa kemi 185 automjete zjarrfikës, disa prej tyre nga më modernet”, tha ministrja e Brendshme.

Megjithatë shtoi se forcat zjarrfikëse duhen ngritur në një nivel të ri.

“Së pari, të koordinojë si një trup i vetëm të gjithë aksionet dhe perfeksionojë bashkëpunimin ndërinstitucional apo ndërkombëtar. Së dyti, të maksimizojë efikasitetin e përdorimit të fondeve. Së treti, të rrisë në mënyrë efektive mbulimin në të gjithë territorin. Pse e them këtë?

Është veçanërisht e rëndësishme, në fakt, të kemi parasysh që sot kemi një shërbim zjarrfikës të vendosur në të gjitha bashkitë e vendit, por është fakt që bashkitë e mëdha kanë edhe kapacitete më të mëdha.

Sigurisht një zjarr që bie në një pyll rreth Tiranës është një zjarr që mund të parandalohet e të shuhet shumë më thjeshtë sesa një zjarr që bie në bashkitë e vogla, të tilla si Pusteci, Delvina, Leskoviku, Finiqi, të cilat kanë resurse më të limituara.”

Zjarrfikësit, sipas saj, do të jenë në qendër të ndryshimit dhe vizionit për të ardhmen sepse i ka të gjitha mundësitë të jetë një shërbim model, duke nisur me procedurat e rekrutimit.

Sipas ministres, janë një sërë institucionesh duke nisur nga Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit e deri te bashkitë, prefekturat, Forcat e Armatosura, koordinatorët në terren, që duhet të koordinohen me Qendrën Europiane të Koordinimit të Emergjencave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit