Rama: Vazhdojmë mbështetjen pa rezerva për Ukrainën në përballjen me agresionin rus

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama theksoi sot rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes për Ukrainën në përballjen me agresionin rus.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Rama bëri të ditur se çështja e rezistencës së Ukrainës ndaj agresionit rus ishte në fokus të bisedimeve gjatë takimit me dyer të mbyllura.

Rama theksoi se kjo luftë kërcënon dhe sfidon po ashtu vlerat dhe parimet mbi të cilat ngrihet Bashkimi Europian.

“Në këtë pikë jemi plotësisht dakord që duhet të vazhdojmë të mbështesim pa rezerva Ukrainën, sepse aty me të vërtetë, përveç të tjerash, zhvillohet edhe një përplasje mes një mënyre të të parit parit të botës dhe të kuptuarit të bashkëjetesës bazuar mbi parime dhe vlera të BE-së dhe të Europës demokratike, dhe një mënyre krejt tjetër të të parit të botës që i sfidon dhe i kërcënon këto vlera dhe parime”, u shpreh Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit