Kina: Blerja e naftës ruse është legjitime, Trump të ndalë kërcënimet

Mos i humb

Kina mbron blerjet e naftës ruse duke i cilësuar ato si legjitime dhe e përshkruan presionin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për t’i ndalur ato si një formë kërcënimi.

“Kina kryen bashkëpunim ekonomik, tregtar dhe energjetik normal dhe legjitim me vendet anembanë botës, përfshirë Rusinë”, theksoi zëdhënësi i punëve të Jashtme Lin Jian.

Presidenti Trump deklaroi se kishte marrë një premtim nga kryeministri Narendra Modi se ”India do të ndalonte blerjen e naftës ruse”, pas tarifave ndëshkuese të SHBA-së.

“Tani duhet ta bind Kinën të bëjë të njëjtën gjë”, shtoi Trump.

“Veprimet e Shteteve të Bashkuara janë një shembull tipik i kërcënimit të njëanshëm dhe shtrëngimit ekonomik, të cilat dëmtojnë seriozisht rregullat ndërkombëtare ekonomike dhe tregtare dhe kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e zinxhirëve globalë industrialë dhe të furnizimit”, tha zëdhënësi kinez në një konferencë për shtyp.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit