Ish-kryeministri Sali Berisha ka kritikuar ashpër qeveritarët, duke theksuar se ata përdorin taksat e qytetarëve, pasuritë publike dhe pronat e shtetit për përfitime personale. “Ministrat ia mbathin një nga një. Ku janë? Këtu ishin. Bravo Damian që qëndrove! Ta them hapur: ky shtet ka një turp. Ata që duhet të ishin këtu për të komentuar janë të njëjtët që kanë administruar për 12 vjet 670 miliardë lekë taksa të shqiptarëve dhe pasuritë publike,” deklaroi Berisha.
Ish-kryeministri akuzoi gjithashtu kryeministrin Rama se ka përdorur tendera dhe kontrata për përfitime personale, duke rritur çmimin e sterilizimeve 54 herë, ndërsa përshkroi një sjellje të papërgjegjshme dhe të nxituar në menaxhimin e fondeve publike.
“Fotografia në raste të caktuara flet më shumë se vëllimet. Të dashur qytetarë dhe qytetare, shikoni se si ia mbathën si minj njëri pas tjetrit, braktisën sallën të gjithë mëkatarët, përveç dy-treve që rrinë kokulur në këtë sallë.
Ky është një akt i pashembullt, kur kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, raporton para këtij parlamenti për t’u informuar ju se si qeveria, qeveritarët, qëndrorë dhe vendorë, përdorin paratë e taksave tuaja, përdorin pronat publike të shtetit, përdorin pasuritë e vendit. Ministrat ia mbathin një nga një.
Ku i ke pastor?
Ku janë? Këtu ishin. Bravo të qoftë Damian që qëndrove.
Po, ta them unë haptas. Por ky është një turp. Sepse të parët që duhet të ishin këtu, të parët që duhet të merrnin fjalën, të parët që duhet të komentonin ishin ata që kanë administruar në 12 vjet, 67 miliardë para të taksapaguesve shqiptarë.
Ata që kanë administruar mbi 100 miliardë prona publike, pasuri publike të qytetarëve shqiptarë.
Ku janë? Shiheni qytetarë. Ja ku janë. Një akt vetëakuzë. Një akt pranimi të të gjithë vjedhjeve të tmerrshme që kanë bërë.”, tha ai.


